MENU
klinika

PS i kërkon Metës 9 Majin e 2021-it

Kemi një propozim për datën e zgjedhjeve!

08.06.2020 - 11:28

Maxhoranca avancon dhe i propozon presidentit një datë për zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021.

“9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median paralajmëroi se me të miratuar Kodi I ri Zgjedhor do të caktonte datën pa u konsultuar me partitë.