05.10.2018 - 17:02
Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski është arrestuar në SHBA në mes të një proteste në Washington kundër kandidimit të Brett Kavanaugh si Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Mijëra gra u mblodhën për të protestuar kundër kandidimit të tij të kërkuar nga presidenti Donald Trump, pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale ndaj Brett Kavanaugh.
Emily Ratajkowski është një prej femrave të showbiz, e cila ka pushtuar shpesh mediat rozë me fotot e saj provokuese, ku herë-herë është shfaqur edhe nudo, por këtë herë lajmi i arrestimit të saj u përhap me shpejtësi jo vetëm në mediat rozë, por edhe në media si BBC apo CNN.