MENU
klinika

Flet për ‘partinë e re’ pas shembjes së Teatrit Kombëtar

Do të ketë një koalicion PS-LSI? Rama përgjigjet prerë

08.06.2020 - 20:43

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni PS-LSI, teksa u pyet në studion e emisionit “Open” në Top Channel.

Gjithashtu Rama ka thënë se vazhdon të mendojë se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re, por teksa i është kërkuar një informacion më i detajuar, se kush do të ishte drejtues i saj, Kryeministri theksoi se kjo është në kuadrin e parashikimit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: E mendoni një koalicion me LSI?

Rama: Koalicion i PS me LSI? Jo!

Pyetje: Keni parashikuar para pak kohësh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do shohim një parti të re së shpejti? E mendoni akoma?

Rama: Kështu mendoj, vazhdoj ta mendoj.

Pyetje: Keni dijeni kush është kreu?

Rama: Ky është thjeshtë një parashikim. Parashikimet nuk shpjegohen se pastaj nuk janë më parashikime.