Me thirrjen “Po na groposni për së gjalli”, banorë, intelektuale, te rinj e prindër, te mërkurën në orën 19:00 do të protestojnë tek sheshi i Bashkisë së Durrësit.
E pranoi në formularin e vetëdeklarimit se ishte dënuar me burg, Prokuroria merr vendimin për kryebashkiakun Agron Malaj
Qytetarët mjaft të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre, familjarëve dhe fëmijëve kanë vendosur të ngrihen në protestë.
Kjo situatë katastrofike ndodh në nisje te një sezoni te vështire turistik, ku Durrësi, përveç dëmtimit nga tërmeti, i duhet te përballoje ndotjen mjedisore të shkaktuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë Durrës.
Për ketë shkak prej ditësh banoret janë revoltuar dhe kërkojnë zgjidhje urgjente për pastrimin e mbetjeve të cilat po shkatërrojnë imazhin e asaj cfare ka mbetur nga Durrësi turistik.
Mjeku Petro Vokopola ka mbështetur protestën e se mërkurës: “Të mërkurën të gjithë me plehra nëpër duar për ti hedhur në koshin e plehrave, aty ku dhe e kanë vendin, ne Bashkinë e Durrësit!!!”