MENU
klinika

Skema Kombëtare

360 mijë lekë subvencion fermerëve për tufa blegtorale mbi 70 krerë

09.06.2020 - 10:03

Deri 360 mijë lekë subvencion përfitojnë fermerët që kanë tufa blegtorale mbi 70 krerë dele ose dhi, nga Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2020.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka çelur aplikimet nga data 29 maj deri më 19 qershor. Pas këtij procesi AZHBR nis disbursimin e financimit për fermerët fitues.

Implementimi i masës mbështetëse për blegtorinë parashikon: financim për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe ose dhi, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jomë shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!