MENU
klinika

Rikthehet COVID-19 në Lezhë

57-vjeçarja rezulton pozitive, djali i punon shpërndarës picash

09.06.2020 - 11:23

Pas më shumë se dy muaj në Lezhë është rikthyer sërish koronavirusi.
Një paciente 57-vjeçare e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal me probleme respiratore, ka rezultuar pozitive me covid-19 pas testit që i është bërë.

Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marre virusin, ndërsa po bëhet gjurmimi i personave të kontaktit edhe në radhët e personelit mjekësor qe i kane shërbyer.

Kjo vatër e re me koronavirus konsiderohet disi problematike, pasi djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.