Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media, pasi Shqipëria mori 650 milionë euro borxh nga eurobondi, u pyet nga gazetarja e “News 24” Erjola Jata se ku do të përdoren këta para.
Rama tha se eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun tonë, duke shtuar se ky eurobond financon operacionet e Shqipërisë.
Gazetarja: Ju përmendët eurobondin, që do të përdoret për fushën e rimëkëmbjes? Konkretisht ku do të përdoret, në rugë, rritje të pagave, mund të na thoni ku do të shkojë?
Edi Rama: Një gazetare e re ekonomie dhe një piktor i vjetër sa unë besoj njësoj marrim vesh nga ekonomia. Eurobondi është një investim i tregjeve kapitale mbi tregun tonë. Falë rezultatit, kemi fituar kredibilitet. Plani ynë është i qartë. Nuk është eurobondi që financon shkollat a spitalet, por eurobondi financon projektet e Shqipërisë.
Gazetarja: Amnistia fiskale, a keni marrë miratimin e Manivalit?
Edi Rama: Do të vazhdojmë, jemi në dakordsi finale. Ata ndjekin gjithë procedurën. Ata ndërhyjnë kur drafti është publik. Ata nuk janë kundër në parim, por kanë ata shqetësimet e tyre në tërësi. Nga dje jemi një vend i besuar.