MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ilaçi popullor mund të pi për astmën?

11.06.2020 - 07:50

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund të më thoni çfarë duhet të pish për astmën? Ndonjë ilaç popullor. 

Mjeku: Gatesat e hudhrës përkundër sëmundjeve të aparatit respirator shfrytëzohen në forma: infuzi, dekokti, ekstrakti, tinkturë, qull-llapa, kataplazëm, inhalacion, instalim, lyerje, larje lavazhe shurupe etj.

Përkundër kollës në sëmundjet respiratore rekomandohet shurup hudhre që për fëmijët e vegjël dhe jepet nga 1 lugë kafeje 3 herë në ditë, për fëmijët më të rritur jepet nga 1 lugë çaji 3 herë në ditë dhe për më të rritur nga 1 lugë gjelle 3 herë në ditë, si lëndë ekspektorante efikase.

Ky shurup hudhre rekomandohet të përdoret edhe në gjendjet astmatike, madje dhe në pertus, në kollën e mirë.

Shurupi i hudhrës shfrytëzohet gjerësisht në mjekësinë popullore të Bullgarisë, Rusisë, Kinës dhe të Lindjes së Largme me këtë recepturë: mishle 500 gr grimca hudhre përzihen me 500 gr sheqer dhe lëngun e 2 limonëve, homogjenizohen dhe vendosen në zjarr të lehtë, derisa ngrohet. Këtu shtohet 3-4 lugë gjelle mjaltë. Ky shurup jepet 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje për fëmijët e vegjël sidomos në bronkitet kronike dhe në astmën bronkiale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.