Këtë verë, do të shihni trende që ndoshta nuk prisnit t’i shihnit. Në fakt, më shumë se trende janë detaje/elemente që ndryshojnë krejt mënyrën se si dukeni. Gjithçka që do të shihni më poshtë, do ta gjeni në Instagram-in tuaj përgjatë muajve në vazhdim.
1- Veshjet e tenisit, por bëjini më stil!
S’ka rëndësi nëse po shkoni për të luajtur tenis apo jo. Ky kombinim është gjithmonë sa seksi aq edhe sportiv.
2- Harrojini reçipetat që keni veshur deri tani
Investoni në crop top që duken ndryshe nga ç’ju kanë zënë sytë. Aspak të zakonshme, reçipetat e këtij viti, kërkojnë vëmendje të veçantë.
3- Boksera dhe xhaketa
E keni parë shpesh në Instagram një foto të tillë apo jo? Trendi i momentit, ju kërkon të merrni bokserat e të dashurit dhe t’i kombinoni me stil.
4- Sandalet “e shëmtuara”
Duken të mëdha dhe jo shumë femërore, por është krejt e kundërta. Të paktën për këtë vit!
5- Byrzylyk mbi çorape
Kujt ja kishte marrë mendja?
Burimi: Who What Wear