MENU
klinika

Paralajmërimi i fortë i Edmond Panaritit

“Është një realitet i frikshëm! Të tjerët e kanë kuptuar dhe po ‘armatosen'”

12.06.2020 - 09:13

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka komentuar situatën alarmante të covid-19 në vendin tonë.

Panariti kërkon nga qeveria të thotë se sa rezervë dozash Remdesvir, Plazmë konvaleshente, klorokinë, hidroksiklorokinë, lopinavir etj, ka siguruar dhe ka në dispozicion si municion për luftë ndaj Covid.

“Qeveria të sqarojë sa barna antivirale për parandalim, lehtësim dhe kurim të koronavirusit, ka siguruar dhe ka në dispozicion.
Sa? Për sa vetë dhe për sa kohë ?
Kjo është çështja!
Kjo është përgjegjësia dhe detyrimi i saj.
Këtë duam të dimë të gjithë.

Sepse askush nuk mund të bëjë “Nostradamusin” për ecurinë e infeksionit fundin apo rikthimin e tij.

Madje as profetin për daljen e vaksinës!

Dr Antonio Fauci i Task Forcës Anticovid në Amerikë, tha se nuk ka garanci për prodhimin e një vaksine të efektshme dhe të sigurtë.

Parregullsia e shperndarjes së rasteve të reja dëshmon se po lundrojmë në pasiguri të plotë !
Fatkeqësisht, nuk po shohim ende një trend zbritës të qëndrueshëm.
Rritja e beftë e rasteve të infektuarve është një ankth, por është një realitet i frikshëm !
Mund të ketë rindezje të vatrave.
Në këto rrethana edhe pse janë të rëndësishme, nuk mund të mbështetesh vetëm te masat drakoniane policore të kyçjes brënda dhe as vetëm te apelet por distancim, mbajtje maskash etj.
Përballja nuk bëhet vetëm nga “llogoret” e karantinës.
Sepse jeta nuk mbahet gjatë e kyçur në kafaz!
Pra duhet të jemi gati edhe për luftë frontale me të keqen nëse ajo na zë !
Për ta sulmuar me barna !
Të tjerët e kanë kuptuar dhe po “armatosen” .
Shihni fqinjin grek! Edhe pse ka situatë më të mirë epidemiologjike se sa ne, siguron sa mundet dhe si mundet preparate antiviralë për ti vënë në dispozicion të shërbimit mjekësor për të lehtësuar dhe kuruar rastet simptomatike, që ato të mos përfundojnë në intubim dhe kërcënim të jetës.
Madje, mbajtjen në kontroll të sëmundjes dhe të vdekshmerise në shifra të ulëta deri tani , ja detyron edhe përdorimit që në mars të trajtimit me antiviralë të pacientëve që në shfaqjen fillestare të simptomave.

Thënë shkurt, pyetja që shtrohet për qeverinë është se sa rezervë dozash Remdesvir, Plazmë konvaleshente, klorokinë, hidroksiklorokinë, lopinavir etj, ka siguruar dhe ka në dispozicion si municion për luftë ndaj covid ?
Se nuk mundet të qëndrosh pafundësisht i “fshehur” në pritje të largimit të armikut, por duhet të përgatitesh për tu përballur”, shkruan Panariti.