MENU
klinika

Kleofina Pnishi

Shqiptarja që po korr sukses në Francë

05.10.2018 - 23:48

Ajo është një bukuroshe shqiptare, e cila po e zhvillon karrierën e saj në Francë. E kemi fjalën për Kleofina Pnishi, e cila ka marrë pjesë në disa filma ne këtë shtet, të cilët janë transmetuar në televizionet më të rëndësishëm francezë.

Aktorja ka marrë pjesë edhe në filmin “The Brave”, i cili e pati premierën ditën e enjte, ndërsa po transmetohet në të gjitha kinematë e vendit.

Por Kleofina nuk është vetëm një aktore. Ajo është një vajzë bukuroshe dhe këtë që e ka shfrytëzuar duke u marrë me modeling.

Në muajin dhjetor, ajo u shpall Miss në rajonin jugor të Francës.