“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Fekondimi in Vitro, a mund të përzgjidhet gjinia e fëmijës?
Mjeku: Fekondimi in Vitro është një procedurë që realizohet në kushte laboratorike. Kjo procedurë konsiston në marrjen e vezëve (ovocideve) tek partnerja femër dhe e spermatozoideve tek partneri mashkull dhe bashkimi i tyre në mënyrë të orientuar nga e cila përftohet formimi i embrionit. Më pas merret ky embrion dhe implementohet në kavitetin uterin.
Të përzgjedhësh apo të vendosësh gjininë e embrionit gjatë një Fekondimit in Vitro është diçka e cila ndalohet me ligj. Teorikisht është diçka e cila mund të bëhet, ndërsa praktikisht nuk lejohet të bëhet.