MENU
klinika

Mbi 400 raste aktive

COVID prek institucionet e Kosovën, situatë e rënduar në spitale

13.06.2020 - 07:46

Mbrëmë janë konfirmuar 58 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Rastet pozitive janë nga Fushë Kosova, Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Prizreni dhe Rahoveci. Me këtë shifër, numri i rasteve me këtë sëmundje në vend ka shkuar në 1 mijë e 384. Prej tyre, raste aktive janë 432.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka bërë me dije se në javën e fundit ka shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Sipas këtij institutucioni, pakujdesia mund të shtojë rrezikun e përhapjes.

“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Afat Kurtit ose t’ia lërë Kushtetueses

3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re


"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat