Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë të shtunën se qytetarët e Serbisë “sigurisht do të përkrahnin” propozimin për demarkacion me Kosovën.
Daçiq ka folur për “Prva TV”, ndërsa ka theksuar se dialogu me Kosovën do të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi.
“Ajo nuk është diçka që e kemi, është diçka për të cilën duhet të luftojmë. Ne nuk kemi pushtet faktik në Prishtinë, e ata nuk kanë pushtet faktik në veri të Kosovës. Vlerësohet se bashkësia ndërkombëtare dhe Prishtina nuk duan ta japin as atë. Ne kemi bërë që të tërhiqen 18 njohje të Kosovës, ata tani nuk kanë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiç, raporton “Danas”.