MENU
klinika

Metrofest 2

“Rrajët lëvizin”, drama e Koliqit ngjitet në skenë

06.10.2018 - 10:32

Teatri “Metropol” është shndërruar në shtëpinë e dramës shqipe këto dy javë kur po mbahet festivali teatror i draëms shqipe të arkivës, “Metrofest 2”. Mbrëmjen e djeshme në skenë erdhi Shkodra e viteve ’70 në dramën autobiografike të të madhit Ernest Koliqi.

“Rrajët lëvizin”, drama autobiografike e Ernest Koliqit, vjen nën regjinë e Rozi Kostanit, e dukë ndërthurur breza aktorësh, si Bruno Shllaku, Kristina Doda, Marjus Dhrami etj. Koliqi profestizon dëshirën e tij të zjarrtë për të patë me sytë e tij cka qenë në këtë shtëpi, nën kujdesin e Andreas dhe Gonxhes, në një familje tipike shkodrane.

Duket si rutina e një tjetër dite, ku Roza dhe Pashko, një çift i cili banon prej disa kohësh me qira në shtëpine e Sinadinëve, ndërtesë kjo e marrë në kujdestari prej Andreas dhe Ganxhës.

Jeta e palumtur bashkshortore për shkak të botëve të ndryshme na pasqyrohet nëpërmjet dialogut të Rozës me të motren Lina! Pavarësisht natyrës së paqtë të Linës, një vajzë fetare dhe solare, Roza vetproçedon në ankesa kundrejt të shoqit sapo përmendet emri i tij…
Por pavarësisht mardhënieve interesante nëpërmjet personazheve, Koliqi e ka ruajtur këtë ditë për diçka më të madhe… Rikthimin e rrajve të vjetra.

Iza, personazhi i përshkruar si hyjnore, e paprekshme, e pa arritshme nga vetë personazhet femra, akoma pa hyre në skene krijon lekundje tek karakteret e tjera. Ajo është e bija e pronarit të shtëpisë, poetit të debuar padrejtësisht prej vendit të tij.

E kështu drama biografike na shpërfaqet në tri dimensione kohore. Iza me sytë e të atit na rikthen panoramën e dikurshme të shtëpisë duke ftuar të bëhen pjesë edhe banorët e tjerë të saj. Pashko gjen vetveten… një njeri që mund të shoh e beri pjesë të nje bote tjeter, atë bot që ai e kish’ mbulur me një perde që sot ra aq leht nën tingullin e poezive që Iza solli nga e shkuara!

“Rrajët lëvizin” do të rikthehet në skenën e Teatrit “Metropol” në datë 12 tetor. Ndërkohë që shfaqjet e radhës do të jenë të shtunën, datë 6 tetor. “Mbesa e krahinarit” dhe “Njëlloj si ti” do të shfaqen ditën e sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!