MENU
klinika

Koronavirusi bëhet sërish kryefjala e ditës

Frikë për një valë të dytë, zbulohet një vatër e nxehtë në një treg në Pekin

13.06.2020 - 20:44

46 persona dolën pozitivë në testin për Covid-19 në Pekin, ku dy ditë më parë u evidentua dhe infektimi i parë pas 56 ditësh. Vatra e re është e lidhur me një treg në Xinfadi, kryesori i kryeqytetit kinez.

Ndër 517 testet e kryera mes punonjësve të tregut 45 rezultuan pozitivë, ndërsa një rast tjetër u regjistrua po në një treg tjetër, por me prodhime agrikulture në Haidian, i cili kishte pasur kontakt me një ndër 46 të prekurit në Pekin.

Autoritetet në kryeqytetin kinez vendosën bllokimin në 11 komuna rezidenciale që ndodhen në afërsi të tregut. Rreth 10 mijë persona pritet të testohen.