MENU
klinika

Bilanci i COVID-19 në Kosovë

1.437 raste, 32 vdekje dhe 928 të shëruar

14.06.2020 - 08:53

Ditët e fundit janë rritur dukshëm raste me Covid-19 në Kosovë. Mbrëmë pozitiv rezultuan 53 raste, ndërsa 7 pacientë janë shëruar.

Rastet e reja janë, 18 nga Vushtrria, 18 nga Prishtinë, 11 nga Istogu, 3 Rahovec, dhe nga 1 në Fushë Kosovë, Viti dhe Pejë.

Ndërsa nga data 8 shkurt deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultuan gjithsej 1.437 raste, me gjithsej 32 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!