Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. Vazhdon puna në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, për të testuar të gjitha monstrat që kanë ardhur nga gjithë vendi për të dyshuar të prekur me Covid 19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.
Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.
Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.