MENU
klinika

Drejtuesit e spitalit ankesë policisë: Detyrojini me forcë

Mjeku dhe gruaja e tij refuzojnë karantinën, shkojnë në punë…

15.06.2020 - 13:28

Edhe mjeket tregohen te pakujdesshem dhe behen shkak per perphapjen e Covid-19. I tille ka qene rasti i Ardjan Mates, mjek i spitalit “Stefan Gjoni”, ne Kruje, dhe e bashkeshortes se tij, laborante ne Njesine Vendore te Shendetit Publik, ne kete qytet.

Mjeku kishte rezultuar negativ ne tamponin e kryer rreth 20 dite me pare, por jo bashkeshortja e tij, e cila 5 dite me pas rezultoi pozitive me Covid-19. Sipas rregullave, kjo duhej ta detyronte mjekun te vetekarantinohej, por kjo nuk ndodhi, pasi ai eshte pare te frekuentoje lokalet e qytetit, madje te paraqitej edhe ne vendin e punes.

Mjeku nuk ka pranuar t’i nenshtrohet tamponit, si kontakt i nje rasti pozitiv, ndersa gjate ketyre dy javeve mesohet se ai eshte paraqitur ne vendin e punes disa here. Mjeku eshte pare brenda ambienteve te spitalit, ku ai ushtron profesionin e imazheristit, vetem duke mbajtur nje maske ne fytyre.

Kjo gje ka detyruar drejtuesit e spitalit t’i drejtohen me nje ankese me shkrim Komisariatit te Policise se Krujes, ku kerkojne izolimin me force te mjekut. Bashkeshortja e mjekut ne baze te rregullave duhet qe kete te hene t’i nenshtrohet ritestimit dhe, nese rezulton negative, serish duhet te vetekarantinohet per 14 dite, qe te mos paraqese rrezik per infektimin e te tjereve.

Per t’u paraqitur ne pune mjeku duhet te autorizohet edhe nga epoidemiologet, qe rezulton negativë ndaj koronavirusit, por mesa duket ai nuk e ka pare te arsyeshme as zbatimin e masave ndaj Covid-19, si karantina, as lejen e autoriteteve perkatese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 433 numri i të prekurve

COVID 19/ Rriten shifrat, 17 raste të reja në vend