MENU
klinika

Shkalla e agresivitetit të koronavirusit

Kreu i Urgjencës: Ja kur pritet të marrë fund pandemia!

16.06.2020 - 07:43

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, foli dje mbi shkallën e agresivitetit të koronavirusit Sars Cov2 në vendin tonë.

Ai tha se krahasuar me epidemitë e kaluara dhe eksperiencat e fillimit të epidemisë, agresiviteti i virusit tashmë është më i ulët.

Brataj në intervistën për Tch dha edhe informacione se kur pritet të përfundojë pandemia.

“Nuk po shohim më temperatura 39, 40 gradë, të pakontrollueshme. Por edhe me 38.2 ka të sëmurë me koronavirus. Veç Covid-19 që ne kemi tani, të rikthehemi në kohë për të kujtuar se çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Vetëm në shekullin e kaluar kishim 8 apo 9 epidemi.

Duke i krahasuar të gjitha, kushtet e atëhershme nuk ishin këto të sotmet. Duke u nisur nga kjo, ky është një virus që bën pjesë në familjen e koronavirusit, por ne kemi pasur një koronavirus më të fuqishëm se ky. COVID-19 realisht është mbi gripin, por nuk ka një përqindje aq shqetësuese sa në fillim.

Viruset kanë sezonalitetin e vet, pesë gjashtë muaj. Sars nisi në nëntor dhe përfundoi në korrik. Në fazën e parë, Covid-19 ishte më agresiv. Ne jemi në periudhën pesë-gjashtë mujore dhe ky virus është në fundin e sezonit të tij”, u shpreh Brataj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!