MENU
klinika

"S'mund të merret pa..."

Putin telefonon Vuçiç: Asnjë vendim për Kosovën!

16.06.2020 - 09:31

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vuçiç tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.

Gjithashtu, temë e bisedimit ndërmjet Vuçiçit dhe Putinit ka qenë edhe vizita e ardhshme e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Beograd, e cila është planifikuar për ditën e enjte, më 18 qershor, tre ditë para zgjedhjeve në Serbi.

Kosova nga ana tjetër shprehet e gatshme të nisë dialogun me Serbinë, ndërsa presidenti Thaçi ka bërë thirrje për unitet të brendshëm në këtë proces.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat