MENU
klinika

"Nuk do ta takoj nëse..."

Dy kushtet e Thaçit për Lajçak

16.06.2020 - 09:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për takimin e 27 qershorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Thaçi ka folur edhe për vizitën e Lajçkakut në Kosovë duke ripërseritur se nuk do ta takojë nëse nuk ka gjëra konkrete për të thënë.

I dërguari special i BE-së për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se është rrugës për në Prishtinë, ndërsa presidenti i ka bërë të ditur dy gjëra.

E para, thotë presidenti, duhet të ketë qëndrim të shteteve anëtare për liberalizim të vizave dhe e dyta, duhet ta trajtojë Kosovës vend të pavarur që procesi të jetë më i lehtë.