Ata janë luftëtarë të disiplinuar, ndjekin rregullat e luftës, janë të zotët në det dhe marinarë të shkëlqyer.
Konstandin Satha
Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.
Napoleon Bonaparti
Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.
Fred Xhorxh Uilliams
Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar.
Valer Paterkuli
Himariotët i kanë përballuar gjithmonë me sukses turqit e harbuar.
Aravantinoi Panajot
Shqiptarët, të rinj e të moshuarnjanë trima luftëtarë.
Evlija Çelebiu
Çdo kryengritës prej tyre ishte si një sundimtar me vete në çdo mal. Ata si tigrat me kthetra të mprehta luftonin edhe me retë që kalonin sipër tyre. Edhe luftëtari më i dobët ishte shumë trim në fushën e luftës.
Ibn Kemal