MENU
klinika

Lista e Tatimeve

Paga e luftës, 5 mijë individë do të aplikojnë vetë

16.06.2020 - 11:07

Mbi 230 mijë persona kanë përfituar nga pagat e luftës, por një pjesë e madhe ende nuk e ka marrë bonusin e luftës prej 40 mijë lekësh, për shkak të mosaplikimit nga punëdhënësi. Këta individë mund ta përfitojnë atë tashmë online në faqen e tatimeve.

Pas skadimit të afatit për bizneset, më datë 5 qershor, individëve u lind e drejta të aplikojnë vetë. Ndërsa, për punëdhënësit do të verifikohen rast pas rasti arsyet pse nuk kanë bërë kërkesën te tatimet dhe do të ndëshkohen me gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës.

Sipas listës së Tatimeve, janë rreth 5 mijë punonjës që u lind e drejta e përfitimit, midis tyre edhe shumë shtetas të huaj që punojnë në Shqipëri. Emrin tuaj mund ta verifikoni lehtësisht pranë faqes së tatimeve dhe më pas duhet të plotësoni formularin online për të përfituara nga paketat e dytë financiare. Në të duhet të plotësoni, numrin tuaj personal të identifikimit, që e gjeni te pasaporta ose karta e identitetit, të dhënat tuaja dhe NIPT-in e punëdhënësit, datën e largimit nga puna; si dhe detajet e llogarisë bankare ku do t’iu derdhet bonusi prej 40 mijë lekësh.

Në formular mund të lini gjithashtu numrin tuaj të telefonit dhe adresën e e-mail-it, në mënyrë që të ndiqni procesin tuaj dhe të kontaktohen nga administrata për çdo problematikë.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit