MENU
klinika

Ftesa në Shtëpinë e Bardhë

Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë dhe as do e lejojmë

16.06.2020 - 12:23

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është kundërpërgjigjur Thaçit duke theksuar se njohja e Kosovës nuk do të jetë pjesë e temës më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Vuçiç thotë se Serbia nuk do e lejojë hapjen e kësaj teme teksa nga ana tjetër Thaçi so tha se shkon në Uashington për njohjen recioroke dhe SHBA e ka të qartë këtë.

Presidenti serb thotë se është një periudhë jo e lehtë por ka diskutuar me Putinin ditën e djeshme pikërisht për këtë çështje.

“Që Serbia e njeh Kosovën, më vjen turp që që në mënyrë serioze të përgjigjem në këtë pyetje. Në vjen turp ngase kjo flet për ata njerëz më shumë sesa për neve. Kjo as nuk do të jetë temë as që nuk do ta lejojmë. Por kjo flet më shumë se çka disa të tjerë do të bënin dhe çka veç kanë bërë. Pra nesh është një periudhë jo e lehtë, vjen emisari Lajçak. Me Putinin kam biseduar dje kemi pasur një bisedë të thellë, ta shohim si do të shkojë”, u shpreh ai.