MENU
klinika

Arrihet marrëveshja

400 milionë doza vaksine për Covid-19 do shpërndahen falas në Europë në fund të 2020

16.06.2020 - 12:29

Në mbarë botën prej muajsh, studiues dhe ekspertë të shëndetësisë po punohet për krijimin e një vaksine kundër Covid-19, por ende nuk ka asnjë rezultat përfundimtar.

Së fundmi shtetet më të fuqishme europiane kanë nënshkruar marrëveshjen për të dorëzuar dhe shpërndarë në fund të vitit 2020, 400 milionë doza vaksine falas.

Ndërkohë sipas ekspertëve, vaksina është e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe do të prodhohet nga kompania farmaceutike “AstraZeneca” e cila ka synim të prodhojë 2 miliardë vaksina.

Megjithatë sipas mediave të huaja, studiuesit deri më tani thonë se vaksina deri tani është në një fazë të përparuar eksperimentale në mbrojtje të njerëzve nga Covid-19 për 1 vit.

Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,128,490 persona. Ndërkohë 439,427 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,242,261 qytetarë.