1.Si shoqëri “postkonfliktuoze” (term ky i ndërkombëtarëve!), ne akoma s’kemi arritë të krijojmë elita të reja (politike, ekonomike, juridike, kulturore, e pse jo edhe sish ushtarake) të cilat do të krijonin klimën e një sistemi funksional, ku do sundonte ligji, e jo karizmat e matrapazëve e injorantëve të paqes dhe të luftës.
2. Në vend të kësaj, ne ende e kemi gjallë prototipin e politikanit tē luftës, i cili përveç kredisë se ka luftuar në “luftën” e ndodhur më 1999, tani i njejti është “certifikuar” edhe për ushtrim monopoli nē bizneset që i bë vetë shteti!? Duke qenë edhe hisedar biznesor edhe me kredinciale “morale tē luftës”, ky prototip politikani kosovar, sot vendos për fatet karierriste, për avansime meritokratike në gjyqësi, polici, në FSK, në UP, në …dreq të mallkuar!
3. E gjithë kjo “odisejadē” sociale e këtij prototipi të politikanit oligark, do kapërdihej disi. Sepse, gjeneratat e reja me siguri duke parë injorancën dhe matrapazllëkun e tyre si super-prodhim serik, me siguri i mbanë shpresa, se një ditë i madhi Zot, duke ua marrë të njejtëve shpirtin atyre u jepet shansa të ndodhë ajo që shquhet “ndrrim gjeneratash”…!Por, çfarë t’i bësh “negociatave” që të njejtit do e bëjnë me këtë logjikën e tregtarit e matrapazit, edhe copëtimit të Kosovës? Eh! Këtu unë e shoh fundin e tyre…Pale, ta shohim!