MENU
klinika

Futbolli italian sheh larg

Serie A, data e fillimit të sezonit të ri dhe merkatos

16.06.2020 - 16:00

Teksa të gjithë presin rifillimin e sezonit aktual të Seria A, parashikuar për këtë fundjavë, Liga italiane e futbollit po mendon serizisht për edicionin e ardhshëm, atë të 2020-2021. Hipoteza më konkrete është se kampionati i Serisë A të fillojë më 12 shtator, datë që pritet të marrë miratimin e UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit.

Por Federata ka njoftuar zyrtarisht datat e reja për merkaton e transferimeve. Sesioni i afrim-largimeve të lojtarëve do jetë nga 1 shtatori deri më 5 tetor 2020 dhe nga 4 janari deri në 1 shkurt 2021.

Pavarësisht kësaj, data e rifillimit të sezonit të ri me atë të merkatos del kundër klubeve. Kjo për shkak se koha e pushimeve mes dy edicioneve do të ishte tepër e shkurtër, ndërsa kampionati do të niste në mesin e merkatos së futbollistëve.

Diçka që do të prishte ekuilibrat mes skuadrave, pasi pretendentët për titull mund të bëjnë presion te rivalët për t’i marrë lojtarët që kërkon për të forcuar skuadrën dhe aq më tepër futbollistët e saj. Sipas ekspertëve kjo do të shkaktonte kaos dhe problematika të reja në mbarëvajtjen e edicionit futbollistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Caktohen edhe stadiumet e finaleve

Kalendari dhe formati i Champions & Europa League


Trajneri i shkon në spital për vizitë

Mesfushori i Fiorentinës del nga intubimi

Ismajli mbetet më i kërkuari në Itali

Shifra që kërkon Empoli për mbrojtësin e Kombëtares

Siti tabu, Liverpuli i ka mundur vetëm një herë…

Statistikat/ Supersfida e javës!

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!