“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje! Jam një grua 42 vjeç dhe kam probleme me veshë,t të cilët më vijnë erë të keqe. Çfarë më sugjeroni?
Mjeku: Era e keqe e veshëve mund të ketë dy shkaqe. Ose një dyllë shumë të ndenjur dhe papastërti në vesh, ose myk. Në çdo rast zonja duhet të paraqitet pranë një mjeku ORL për të bërë ekzaminimin e veshit dhe largimin e dyllit, ose mjekimin me antimykotik nga goja dhe me pika në rast se do të jenë kërpudha.
Nëse nuk arrin të shkojë për momentin tek mjeku, mund të përdorë dhe vetë një mjekim neutral siç është alkooli borik. Ai mund të ndihmojë në heqjen e erës së keqe të veshit për momentin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.