MENU
klinika

"Kjo do sjellë…"

Kurti: Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë

16.06.2020 - 15:12

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po i përshtatet kërkesave të kësaj të fundit, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje.

“Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiç shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se “që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti”, thekson ai.

albin kurti