MENU
klinika

Formati i ri i jep më shumë shanse

Bayern Munchen, favorit për fitimin e Champions

16.06.2020 - 16:09

Finalja e Ligës së Kampionëve i këtij sezoni do të zhvillohet në Lisbonë më 23 gusht. Është ky vendimi që pritet të ratifikohet nga UEFA në mbledhjen e së mërkurës në Nyon, mediat ndërkombëtare që raportojnë se turneu do të mbahet nga 12 deri më 23 gusht.

Raundet e mbetura do të zhvillohen me tek ndeshje, ndërkohë që UEFA është e prirur që sfidat të zhvillohet me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, gjithsesi me numër të reduktuar.

Duelet me vetëm një ndeshje duket se u leverdisin ekipeve të mëdha, dhe një prej tyre është Bayern Munich. Trajneri i tyre, Hans Flick beson se skenari favorizon skuadrën e tij, pasi presioni përballohet më mirë brenda 90 minutash.

Por nëse turneu rinis më 12 gusht, çfarë do të ndodh me sfidat që ende nuk e kanë mësuar skuadrën çerekfinaliste? Edhe për këtë, UEFA e ka një përgjigje. Juventus-Lyon e Barcelona-Napoli do t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e kthimit, respektivisht me 7 dhe 8 gusht. Ndërkohë për dy sfidat e tjera, Bayern Munich-Chelsea dhe Manchester City-Real Madrid mbetet ende për tu përcaktuar vendndodhja.

Finalja e Ligës së Kampionëve për këtë edicion pritej të mbahej në Stamboll, por tashmë kryeqyteti turk do e mirëpres në sezonin e ardhshëm, dhe Shën Peterburgu në vitin 2022.

Gjithashtu, Liga e Kampionëve për femra do të mbahet nga 21 deri më 30 gusht në Spanjë dhe më konkretisht në qytetin e Bilbaos. Një vendim pritet të merret edhe për rifillimin e sezonit në UEFA Europa League, i cili parashikohet të mbahet nga 10 deri më 21 gusht në qytetet gjermane, Duisburg, Gelsenkirshen, Dusseldorf dhe Koln, me këtë të fundit që do të presë edhe finalen e madhe. Superkupa Evropiane do të luhet në Budapest në 24 Shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Caktohen edhe stadiumet e finaleve

Kalendari dhe formati i Champions & Europa League