16.06.2020 - 19:45
Një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka humbur jetën në spitalin infektiv, por sipas ministrisë së Shëndetësisë pacientja nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundja tumorale. Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se pacientja ishte asimptomatike.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”, thuhet në njoftim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ambasadorja e SHBA flet për lajmet mbi COVID-19
“Ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vite më parë, janë duke…”
Rama për spanjollët: BE, alternativa e vetme!
“Me njërën dorë e sy vizatoj, me dorën e syrin tjetër kujdesem për punën e kryeministrit”
Nga Adrian Civici