MENU
klinika

Takimi në Shtëpinë e Bardhë

Hoti fton liderët politikë të gjithë në një mbledhje

17.06.2020 - 09:47

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti 10 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësues të Serbisë dhe ndërmjetësuesë të SHBA ka thirrur në mbledhje liderët politikë.

Hoti kërkon konsultim me ta para takimit ku do jetë dhe Thaçi teksa i fton liderët mazhoritarë dhe opozitarë nesër në orën 11:00. Deri tani Kurti ka refuzuar kategorikisht të ulet në tryezë me kryeministrin e ri që e zëvendësoi. Pritet të shihet nëse Veseli nga PDK do të jetë pjesë e tryezës.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, thuhet në njoftimin e Avdullah Hotit.