MENU
klinika

Ndërhyn policia: Do të shoqëroheni në komisariat nëse...

“Kemi marrë vetëm 40 mijë lekë për 4 muaj”- Shoqata e Transportit sërish në protestë

17.06.2020 - 10:36

Shoqata e Transportit Publik kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Transportit, duke kërkuar ndihmë financiare nga qeveria, ndërsa kryeministri Rama i ndaloi dje grumbullimet dhe tubimet.

Të revoltuar ata kërkojnë një pagë të tretë, ndërsa në protestë ka ndërhyrë policia, duke i kërkuar të shpërndahen.

“Do të shoqëroheni në komisariat nëse nuk shpërndaheni vetë”, bën thirrje me megafon një polic.

Por protestuesit refuzojnë të largohen, duke theksuar se paratë që kanë marrë nuk i plotësojnë nevojat.

“Nëse qeveria do që të zbatojmë protokollin, qeveria duhet të mbështesë me ndihmë financiare. Protokolli mund të zbatohet, por jo 100%. Protesta do të vazhdojë deri sa ne të vazhdojmë punën ose të na japi ndihmë financiare. Mori 640 mln euro kredi, ku janë këto para? Ne duam një paketë ndihmë financiare, janë 400 mijë lekë që kemi marrë, nga ato 200 mijë na kanë ikur ujë drita, kërkojmë një pagesë të tretë. Me 400 mijë lekë ça bën Edi Rama për 4 muaj? I bie 50 mijë lekë muaji, ça bëhet?”, shprehet njëri prej tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja 5 kërkesat urgjente drejtuar qeverisë!

Punonjësit e transportit publik sot në protestë


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!