17.06.2020 - 10:54
Vijojnë të raportohen raste të reja të të infektuarve me COVID-19 nëpër qytete.
Në Shkodër, nga 33 testime janë konfirmuar 12 raste te reja.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në një fasoneri dhe kontakte të të infektuarve të mëparshëm
Vijon hetimi epidemiologjik i tyre nga Instituti i Shendetit publik.
Ndërkohë rezultojnë të infektuar me koronavirusin COVID-19 edhe një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës
Deri tani në Shkodër janë 97 raste aktive.