MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat dhe si parandalohet Hepatiti A?

17.06.2020 - 12:28

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë shenjat dhe si parandalohet Hepatiti A?

Mjeku: Në vija të përgjithshme hepatiti A mund të parandalohet duke respektuar kushtet higjeno-sanitare. Duke evituar konsumimin e perimeve dhe prodhimeve të detit të palara apo të pagatuara mirë. Masë parandalimi tjetër është konsumimi i ujit të dizifektuar dhe shmangia e kontaktit me personat e infektuar.

Shenjat e hepatiti A

-dobësi dhe këputje trupore;
-të përziera dhe të vjella;
-dhimbje barku në zonën e mëlçisë;
-temperaturë;
-diarre;
-fecce në ngjyrë të bardhë;
-urinë e errët;
-zverdhje e lëkurës

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.