MENU
klinika

BE paraqet strategjinë evropiane për Covid-19

“Jetët tona do të kthehen në normalitet vetëm kur të kemi vaksinën”

17.06.2020 - 13:38

Komisioni Evropian paraqiti sot Strategjinë Evropiane për përshpejtimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, një proçes që mund të kërkojë një periudhë kohore të parashikuar nga 12 deri në 18 muaj, nëse jo më herët.

“Ekonomitë tona do të rifitojnë shpjetësinë e plotë, dhe jetët tona do t’i kthehen normalitetit vetëm kur të kemi një vaksinë efikase dhe të sigurtë kundër këtij virusi.

Sot po prozojmë Strategjinë Evropiane për vaksinën. Në qendër të saj, veprimi i përbashkët në nivelin e BE-së do të mundësojë të gjitha vendet anëtare të rrisin mundësinë e gjetjes së një vaksine efikase, dhe për të siguruar numrin e duhur dhe me një çmim të mire për qytetarët tanë”, tha Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian:

Gjatë javëve të fundit, Komisioni Evropian ka punuar bashkë me vendet anëtare dhe kompanitë farmaceutike për të ngritur një qasje të përbashkët dhe solidare evropiane.

Përveç përpjekjeve për sigurimin dhe shpërndarjes e kësaj vaksine në vendet anëtare, BE udhëheq edhe përpjekjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë, për shërndarjen e vaksinës në të gjitha vendet e botës, e sidomos në ato vende që nuk do ta kenë mundësinë e sigurimit dhe shpërndarjes së saj.

“Në të njëjtë kohë Komisioni Evropian po mbështet idenë për një qasje universale dhe të përballueshme ndaj vaksinave, veçanërisht për vendet më të varfra që vuajnë në sigurimin e e vaksinave për qytetarët e tyre në tregun botëror. ”

Komisioni Evropian ka koordinuar tashmë zotimet botërore për ngritjen e një fondi prej afro 10 miliard eurosh për të arritur këtë qëllim, por sipas Presidentes së Komisionit nevojiten ende shumë më shumë fonde.

Prandaj dhe përpjekjet dhe vullneti politik i BE-së për mobilizimin botëror për një vaksinë për të gjithë do të vijojë, ndërsa një samit botëror është parashikuar me 27 qershor.

Në këtë samit do të shihet mundësia nëse një numër domethënës vendesh do të bien dakort për të bashkuar burimet e tyre për të rezervuar bashkërisht vaksinat e ardhshme, dhe në të njëjtën kohë, për të rezervuar vaksina në kohë dhe për vendet që nuk munden për shkak të të ardhurave të mesme apo të ulëta.