MENU
klinika

"Zhgënjen" Tirana

Kënaqësia ndaj shërbimeve vendore/ Poliçani i pari

18.06.2020 - 07:11

Qytetaret e bashkive të Poliçanit, Roskovecit, Shijakut, Dropullit, Skraparit, Delvinës, Tepelenës, Pukës, Maliqit dhe Belshit janë më të kënaqurit me shërbimet që ofron pushteti vendor në një anketë që programi i Kombeve të Bashkuara, PNUD realizoi në muajt e parë të vitit 2020 me qëllim testimin se si reforma administrative ka ndikuar në shërbimet komunitare.

Në të kundërt qytetaret e bashkive Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Himarë, Ura Vajgurore, Malësia e Madhe, Memaliajit, Kavajës, Pustecit dhe Klosit janë më pak të kënaqur me shërbimet vendore, duke i renditur bashkitë tyre ne dhjetëshen me të dobët në vend.

Në 10 bashkitë që zënë vendin e parë për ofrimin e shërbimeve, anketa ka gjetur se niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve arrin nga 75-81 për qind, duke e renditur Bashkinë e Poliçanit të parën në shkallë vendi.

Ndërsa më dobët u vlerësua bashkia Klos ku niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve u vlejti vetëm për 51% të qytetarëve.

Anketa e PNUD tregon se vlerësimet e bashkive lidhur me kënaqësinë ndaj shërbimeve shkojnë nga intervali “mesatar”, për 10 bashkitë më të dobëta, në “mirë” për 10 bashkitë e vlerësuara më lart.

Diferenca midis bashkisë së vlerësuar më lart dhe asaj më poshtë është 29 pikë, duke treguar se ekzistojnë mospërputhje të vogla midis bashkive.

Asnjë bashki e madhe nuk renditet mes 10 të parave, ndërkohë që Durrësi renditet te 10 të fundit.

Lista e 10 bashkive më të mira dhe më të dobëta tregon se nuk ekziston asnjë korrelacion midis nivelit të kënaqësisë me shërbimet dhe nivelit të mbledhjes së të ardhurave vendore.

Për shembull, Vora, Durrësi dhe Himara janë mes atyre bashkive që kanë rezultatet më të mira në mbledhjen e të ardhurave, por renditen në fund sa i takon kënaqësisë me shërbimet. Kështu, edhe pse Tirana ka rezultate të shkëlqyera në mbledhjen e të ardhurave, ajo është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet.

Ofrimi i shërbimeve në nivel vendor është funksioni bazë i qeverisjes vendore. Qytetarët presin të marrin shërbime të barabarta dhe cilësore, që përmbushin nevojat dhe kërkesat e tyre në rritje. Vlerësimi ka marrë në konsideratë një sërë karakteristikash të ndryshme të ofrimit të shërbimeve vendore: kënaqësia e qytetarëve me cilësinë e ofrimit të shërbimeve, disponueshmëria dhe qasja në shërbime, lehtësia e marrjes së shërbimeve administrative bashkiake, ekzistenca dhe cilësia/efekti i vlerësimit të kryer nga njësitë vendore për të përcaktuar shkallën e kënaqësisë së qytetarëve me ofrimin e shërbimeve publike, shërbimet parësore sipas këndvështrimit të qytetarëve etj.

NjQV-të janë përgjegjëse për përmbushjen e 41 funksioneve të grupuara në shtatë fusha, përfshi infrastrukturën dhe shërbimet publike, shërbimet sociale, kulturën, sportin dhe argëtimin, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin bujqësor e rural dhe pyjet, zhvillimin ekonomik vendor dhe sigurinë publike.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier