MENU
klinika

I infektoi kolegu që shkoi në protestën e VV

Kosovë/ Preket FSK, 5 anëtarë me COVID-19

18.06.2020 - 07:16

Në Drenas sonte janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.

“Pesë personat që kanë dalë pozitivë janë burim kontakti nga kazerma ‘Adem Jashari’. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtar i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha ai.

Lladrovci thotë se personi në fjalë ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.
“Asnjë pjesëtar i FSK-së nuk ka të drejtë të bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.

Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.