18.06.2020 - 08:37
6 raste të reja pozitive me koronavirus janë identifikuar sot në Durrës.
Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 13 tamponë, nga të cilët 6 rezultuan me virusin vdekjeprurës.
Po ashtu 2 nga të infektuarit janë personel mjekësor i spitalit të Durrësit, ndërsa 4 janë kontakte.
Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 50 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur këto ditët e fundit.