Të gjithë të apasionuarit pas filmave me princesha dhe mbretëri, vëmendjen këtu! Një film i ri me princeshë Diana-n është rrugës! Thuhet se filmi do të quhet “Spencer” – mbiemri i Lady Diana-s para se të martohej me princin Charles-, por surpriza e vërtetë është emri i aktores kryesore. Kristen Stewart do të luajë rolin e princeshës dhe interneti është ndarë ne dy pjesë!
Gjithsesi para kësaj, flasim pak për subjektin e filmit.
Spencer do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe ajo donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë. Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhë në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.
Tani, çfarë kanë njerëzit me Kristen Stewart?
Reagimet janë të ndryshme, por një pjesë e mirë nuk mendon se aktorja ka lartësinë e duhur për të luajtur rolin e princeshë Diana-s. Ndoshta dyshimet vijnë nga adhurimi që njerëzit kanë për figurën e saj, por regjisori i filmit është i sigurtë që Kristen do të shkëlqejë edhe në këtë sfidë!
“Kristen është një nga aktoret më të mira që kemi sot. Që ta bësh mirë këtë film, të duhet diçka shumë e rëndësishme, siç është misteri. Kristen mund të jetë shumë gjëra, por mbi të gjitha di të jetë e mistershme, shumë e brishtë dhe shumë e fortë në të njëjtën kohë. Ne kjo na duhet, kombinimi i këtyre elementeve më bëri të më shkoj mendja tek ajo. “- u shpreh Pablo Larraín.
Pavarësisht ç’mendojnë njerëzit, duhet të presim deri vitin tjetër të shohim Stewart si Lady Diana!