MENU
klinika

Nuk i kursen më deklaratat!

Reperi e pranon publikisht, ka rënë në dashuri me Megan Fox!

18.06.2020 - 11:57

Gjërat duket se kanë filluar të bëhen serioze mes Megan Fox dhe reperit Machine Gun Kelly! Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën javën e shkuar, ndërsa tani askush s’po i kursen më deklaratat!

Gjatë një pikniku shumë romantik me sushi dhe lule në horizont, reperi, në një prej postimeve në Instastory, tregon se “ka rënë në dashuri”.

Reperi pranon publikisht se ka rënë në dashuri me Megan Fox

Edhe pse fytyra e aktores nuk shfaqet askund, s’ka asnjë dyshim që vajza misterioze ishte ajo. Megan u nda nga bashkëshorti Brian Austin Green pas 10 vitesh martesë që në dhjetorin e shkuar, por lajmi u bë publik aty nga fundi i majit.

Reperi pranon publikisht se ka rënë në dashuri me Megan Fox

Përsa i përket raportit me Machine Gun Kelly-n, që u përfol edhe si tradhti ndaj Brian, ai u shpreh:

Reperi pranon publikisht se ka rënë në dashuri me Megan Fox

“Unë s’e kam takuar kurrë, por Megan më ka folur për të dhe mendoj se janë shokë të mirë. Nga ç’më ka treguar ajo, ai është djalë i mirë, i çiltër. Unë besoj tek gjykimi i saj sepse përherë ka qenë e saktë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha një viktimë në gjithë këtë, sepse s’isha.”

Pavarësisë mohimit, deklaratat dhe provat tregojnë të kundërtën.