18.06.2020 - 12:56
Pasditen e sotme në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Pika që ka krisur palët është KQZ-ja e re, mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të saj.
Dje Damian Gjiknuri nga PS-ja refuzoi mbledhjen nëse nuk do të kishte një propozim të ri nga opozita jashtë parlamentit ndryshe nga ajo e tre ditëve më parë. Sot PD-ja zbuloi propozimin e ri, ndërsa pasdite do të diskutohet.
Dy ditë pas kontestimit të Partisë Socialiste për formulën për KQZ e re, Partia Demokratike dërgoi një tjetër propozim në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Formula e re kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), por komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike.