MENU
klinika

"KE rekomandon këtë javë draftet"

Varhelyi: Negociatat do të varen nga analiza e reformave

18.06.2020 - 13:50

Komisioni Europian do t’i rekomandojë këtë javë Këshillit të Bashkimit Europian draftet për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, së bashku me përditësime mbi progresin e bërë nga të dy vendet.

Deklarata erdhi nga komisioneri për zgjerimin i Bashkimi Europian Olivér Varhelyi gjatë një sesioni të parlamentit Europian.

“Pres me padurim miratimin e draftit dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Zgjerimi është i bazuar në meritë” theksoi zyrtari i lartë Europian.

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement – Arrival – Opening statement – Q&A session

Vendet ballkanike nevojitet të plotësojnë reformat. Më shumë punë nevojitet si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore” deklaroi Varhelyi.

Sipas komisionerit për zgjerimin në BE, sa më shpejt të kemi rezultate të prekshme, aq më shpejt do të ecim me procesin e integrimit.

“Komisioni Europian do të analizojë progresin e bërë në paketën vjetore që do të prezantohet në vjeshtë.

Gjithashtu në vjeshtë do të dalim me një plan ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur rajonin ekonomikisht në planin afatgjatë dhe për ta afruar rajonin me BE-në”, tha Varhelyi.