MENU
klinika

COVID-19/ Kur vendoset mbyllja e aktivitetit?

Sa gjobiten bizneset që nuk zbatojnë protokollin?

18.06.2020 - 14:32

Kryetarja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor foli sot për situatën me koronavirusin në vend dhe bizneset që duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë. Vjollca Braho bëri me dije se në fillim të pandemisë bizneset që u lejuan të hapura i zbatuan masat por më pas me heqjen e kufizimeve, nuk pati më vigjilencë.

Ajo tregoi se sa shkon gjoba për një biznes që nuk zbaton protokollin dhe rastet kur ato mbyllen.

“Qëkur u shpall pandemia, kemi bërë inspektime nga subjektete tregtare tek biznese të tjera, institucione shëndetësore arsimore publike dhe jo dhe në fillim kemi vënë re një relaizim të këtyre protokolle që janë të miratuara por pas hapjes kishte një ulje vigjilence që e theksuan edhe ekspertët dhe prandaj ndodhi kjo rritje e numrit.

Por nuk ka qëllim tu vendosë masa administrative subjekte, por në gjthë këtë priudhë kemi vendosur 288 gjoba dhe vendime për mbyllje provizore të subjektit, nëse një subjekt ka realizim të pjesshëm të protokollit gjoba shkon nga 100 mijë në 700 mijë lekë, ndërsa për bizneset që kanë aktivitet në ambiente të mbyllura si lokalet gjoba është 10 milionë lekë të vjetra. Kemi pasur një rritje të tamponëve, sigurisht që intensifikimi i inspektimeve ka qënë.

Brenda një javë kemi vendosur 84 gjoba, 12 janë mbyllur në rastet kur ka pasur njoftime për punonjës të infektuar. Pjesa më e madhe ka qenë në fasoneri dhe call center”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guvernatori Sejko: Kriza më e thellë në 20 vjet

“Bankat të shtyjnë afatin e kredive”

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”