MENU
klinika

Kreu i Urgjencës zbulon skenarin

Shtim i rasteve me Covid-19/ “Rikthehemi në karantinë nëse…”

19.06.2020 - 07:21

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi dje në “Opinion” se nuk po mendohet skenari i rikthimit të karantinës pas numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Bratajt, vetëm nëse numri i të shtruarve në spital e kalon numrin e shtretërve në dispozicion, atëherë mund të kemi rikthim të karantinës në Shqipëri.

Sipas informacioneve zyrtare, kemi 460 shtreter ne dispozicion per te prekurit nga koronavirusi. Kjo do të thotë se vetëm nëse numri i të shtruarve kalon këtë shifër, atëherë do rikthehet izolimi. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Kreu i Urgjencës Kombëtare pranoi se ka ankth dhe frikë në popullatë, pasi shifrat e ditëve të fundit flasin vetë. Rritja e numrit të infektimeve, sipas tij vjen nga mosrespektimi i rregullave, edhe pse vatra më e madhe e infeksionit rezulton vetë QSUT-ja.

“Ka frikë dhe ankth sepse numrat flasin. Kjo vjen nga hapja dhe mosrespektimi i rregullave”, tha Brataj.

Brataj dha edhe një lajm të mirë; tashmë të infektuarit po shërohen më shpejt.

“Kjo na jep garancinë se nuk do kemi valë të shtruarish në spital“, tha ai.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër