Procedohen penalisht 3 persona në Durrës, për zbatim të tokës publike pa leje.
Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në zonën bregdetare, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT), ku janë evidentuar në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.
“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.” – njofton policia e Durrësit.
Pas aksionit janë proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç. Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.