MENU
klinika

Shfaqet një vatër e re

Lezha ‘skuqet’ nga COVID-19

19.06.2020 - 11:18

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 50 persona dhe 1 ka humbur jetën.

Pesë raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Lezhë.

Mes personave të infektuar me Covid-19 është edhe bashkëshortja e policit të burgut të Shënkollit.

Ditën e djeshme, një polic i burgut në Shënkoll rezultoi pozitiv me Covid-19.

Gjithashtu, nga rastet e fundit të infektuar me koronavirus janë edhe 4 familjarë të një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT. Njëra nga familjarët është punonjëse në Bashkinë Lezhë.