MENU
klinika

"Ja e gjithë e vërteta në lidhje me infeksionet Covid!"

Profesori italian: Katastrofistët do të zhgënjehen…

19.06.2020 - 13:29

Matteo Bassetti, profesor i Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Xhenovës dhe drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San Martino po në Xhenova, në Itali nuk duket se dëshiron të shtyjë dhe qetësojë polemikat. Në faqen e tij në Facebook, specialisti tashmë i mirënjohur i sëmundjes infektive hedh më shumë se një shigjetë tek të gjithë ekspertët që profetizuan një rritje të rasteve dhe vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit.

Bassetti kundër katastrofistëve dhe pesimistëve!

“Zbritja e shpejtë e rasteve të pacientëve të shtruar në spital Covid-19 po vazhdon, me numra aq të ulët sa nuk janë parë që nga fillimi i marsit. Katastrofistët dhe pesimistët nuk do të jenë të lumtur me këta numra. Të mos harrojmë, për më tepër, që këta numra inkurajues, si të pacientëve realë ashtu edhe asimptomatikë, vijnë pas rihapjes dhe lehtësimit të masave”.

Bassetti theksoi gjithashtu se ajo që i frikësoi dhe krijoi shumë probleme për sistemin shëndetësor italian, në muajt shkurt dhe mars, ishin kryesisht spitalet, veçanërisht në lidhje me pacientët që kishin mbërritur në situata serioze dhe tejet simptomatike.

Këta numra vazhduan ngjitjen e tyre të paktën deri në fillim të prillit. Ai gjithashtu thekson se “infektimet e reja të ditëve të fundit të bëra kryesisht nga asimptomatikët nuk janë shumë shqetësues por ato padyshim që duhet të kenë vëmendjen e duhur nga sistemi i parandalimit.

Nuk është hera e parë që specialisti i sëmundjeve infektive del kundër rrymës. Në të kaluarën, ai ishte i pari që tha se koronavirusi po humbiste fuqinë e tij fillestare dhe shpirtin e agresionit që pati në mes të marsit.

Përveç faktit që subjektet që vijnë në spital javët e fundit kanë një kompleksitet shumë më të ulët se në të kaluarën, tani ata nuk kanë më nevojë të shtrohen në spital në njësitë e kujdesit intensiv. Por Bassetti gjithashtu në postimin e tij tërheq vëmendjen në respektimin ende të masave të parandalimit siç janë respektimi i udhëzimeve për mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancimit fizik, të paktën deri në verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimet e epidemiologut të njohur

“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”