MENU
klinika

Frika se organizata është "në dorën e Kinës"

SHBA dhe Evropa planifikojnë reformimin e OBSH-së

19.06.2020 - 15:53

Qeveritë evropiane po punojnë me Shtetet e Bashkuara në planet për të rregulluar Organizatën Botërore të Shëndetit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor për një vend evropian.

Zyrtari evropian i shëndetësisë, i cili foli në kushte anonimiteti ndërsa diskutonte nisma që nuk janë publike, tha se Britania, Franca, Gjermania dhe Italia po diskutonin reformat e OBSH me Shtetet e Bashkuara në nivelin teknik.

Qëllimi, tha zyrtari, ishte të sigurohej pavarësia e OBSH-së, një referencë e dukshme për pretendimet se OBSH ishte shumë afër Kinës gjatë përgjigjes së saj fillestare ndaj krizës koronavirus në fillim të këtij viti.

“Ne po diskutojmë mënyra për të ndarë mekanizmin e menaxhimit të urgjencës së OBSH-së nga çdo ndikim i një vendi të vetëm,” tha zyrtari.

W.H.O. Warned Trump About Coronavirus Early and Often - The New ...

Presidenti i SHBA Donald Trump ka akuzuar OBSH që është shumë afër Kinës dhe njoftoi planet për të tërhequr fondet.

Vendet evropiane herë pas here kanë bërë thirrje për reformë të OBSH-së, por në përgjithësi e kanë mbrojtur organizatën nga kritikat më të ashpra të Uashingtonit.

Videokonferenca e ministrave të shëndetësisë të BE javën e kaluar tregoi që vendet evropiane po kërkonin më shumë ndikim evropian tek OBSH në të ardhmen. Ministrat gjermanë dhe francezë u thanë kolegëve të tyre se “ishte i nevojshëm vlerësimi dhe reforma e OBSH-së”.

Kjo rezolutë kërkoi një vlerësim të përgjigjes ndaj krizës së koronavirusit, por ajo nuk ndaloi thirrjen për reforma.

Ministrat gjermanë dhe francezë u thanë gjithashtu kolegëve të tyre se duhet të luanin një rol më të madh në nivelin global,” tregoi procesverbali.

Një zëdhënës i ministrisë gjermane të shëndetësisë tha se Berlini kërkonte një angazhim më të fortë me OBSH përpara se Gjermania të merrte presidencën e BE më 1 korrik.

Departamenti amerikan i Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore dhe OBSH nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ Konica.al